Categories Teknologji

“Honda” feston prodhimin e motorit të 400 miliontë

70 vjet pas modelit D-Type të parë të prodhuar në 1949,  kompania Honda festoi prodhimin e 400 milionë motorëve në të gjithë botën. Kompania ”Honda” u themelua në vitin 1948 dhe prodhimi masiv i motoçikletave jashtë Japonisë u inaugurua për herë të parë në Belgjikë në vitin 1963.

Që atëherë, ”Honda” ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme prodhimin dhe numrin e lehtësive të prodhimit gjatë gjithë historisë së saj me 35 fabrika në 25 vende të ndryshme duke përfshirë Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut. Kompania japoneze aktualisht prodhon një gamë të gjerë të motoçikletave dhe skuterëve për tregun botëror.

Që nga themelimi i saj, ”Honda” ka prodhuar dhe zhvilluar motoçikleta bazuar në kërkesat e tregut dhe duke respektuar parimin se “qëllimi përfundimtar i teknologjisë është të ndihmojë njerëzit”.

Kompania arriti në prodhimin e 100 milion njësive në vitin 1997, 300 milion njësive në 2014 dhe 400 milion në 2019. Në vitin 2018 ”Honda” arriti, për herë të parë në historinë e saj, prodhimin e 20 milion automjeteve në vit, duke garantuar vazhdimisht ndihmë dhe mbështetje maksimale për të gjithë klientët e saj në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME