Categories Lajme

VIDEO/ Shkrumbohen 12 apartamente në Pogradec

Janë 12 apartamente të djegura nga zjarri i rënë mesditën e sotme në një pallat 5-katësh në qytetin e Pogradecit. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, dy punonjës të shërbimit zjarrfikës janë dëmtuar. Flakët kanë rënë në çati dhe më pas është përhapur tek apartamentet në katin e katërt dhe të pestë. Bashkia ende nuk e ka një bilanc të dëmeve, ndërsa nuk ka dëme të mëdha. ‘Janë thirrur zjarrfikës nga qytete të tjera të afërta si nga Përrenjasi, Maliqi, Korça dhe Pogradeci. Bashkia do të marrë masa për të strehuar njerëzit’, tha nënkryetari i Pogradecit, Paskalino Ziko.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Si fillim, u dyshua se zjarrin e ka shkaktuar një bombol gazi, por më pas është konfirmuar se zjarri ka rënë nga njëri prej oxhaqeve të një apartamenti. Deri tani, mësohet se janë shkrumbuar 12 apartamente. Kati i pestë i një pallati në Pogradec ka marrë flakë, duke shkaktuar panik te banorët e tij.

Zjarri ka rënë në katin e fundit, teksa çatia është përfshirë e gjitha nga flakët. Ndërkohë, tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse. Pallati ndodhet në qendër të qytetit dhe banesa në flakë është në pronësi të ish-kryetares së bashkisë, Elida Canka.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME