Categories Lajme

Ka.pet hajduti shkodran sapo futet në banesën e emigrantit (Video)

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur banesën e një emigranti në Vaun e Dejës. Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin A. M., i cili po tentonte të vidhte banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës, Shkodër Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, falë bashkëpunimit me ytetarët, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës, u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME