Categories Showbiz

Kompozitori i njohur: Nuk është faji i Alketës që ky festival është katandisur në…

Kënga fituese e RTSH-së, ku fitoi “Shaj” e kënduar nga Arilena Ara, solli debate të mëdha, pasi kishte nga ata zëra që mbështetën fuqishëm Elvana Gjatës. Mes shumë komenteve, vjen dhe një reagim nga kompozitori i njohur, Valentin Veizi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veizi nuk ngurron ta pranojë se kënga e Elvana Gjatës nuk kishte tekst të arrirë dhe as kompozim profesional, ndërsa shton se fajin per kete situate nuk e ka as Alketa Vejsiu e as kengetarja ne fjale. Kujtojmë se Valentin Veizi është kompozitori fitues i dy çmimeve të para me Elsa Lilën.

MESAZHI I VALENTIN VEIZIT

Pa dashur te futem ne analize te festivalit te 58-te ne RTVSH, por si pjesëtar i disa festivale dhe fitues i Çmimit te para dy here radhazi e pashe te udhës te ndaje shkurtimisht opinionin tim mbi këtë ngjarje artistike: Me lini t’ju a them qe ne fillim: nuk është faji i Alketës apo Elvanes qe ky festival është katandisur ne këtë nivel, boll e kryqëzuat Alketën (qe për mendimin tim është prezantuese e mire) kryqëzoni ata qe lejuan Alketen te bënte atë qe ajo mendoi është me e mira,(ajo s’është as skenariste, as këngëtare as regjisore) boll e kryqëzuat Elvanen, qe ne llojin e saj është një këngëtare me një sukses te merituar teksti dobët, ajo s’është poete, kompozimi jo i arrire profesionalisht ajo s’eshte kompozitore, ju rrogëtare e administratore qe paguheni per kete pune, ju artiste “profesioniste” nder me te mirët (juri a komision qe përzgjidhni keto materiale), ju duhet te “kryqëzoheni”, përgjegjësia është vetëm e juaja, ju s’keni me te drejte morale e profesionale te drejtoni apo te organizoni kete feste te kenges Shqiptare. Ju thashe se s’do sgjatem ne kete diskutim qe smbaron kurre. Me lini tju pershendese ju miqt e mij dhe dashamiresit e këngës sime me kete kenge duke ju uruar nje vit te Ri te gezuar, te mbare e te bardhe, paqe e dashuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME