Categories Kuriozitete

Hoqi dorë nga paga prej 2 mln dollarësh, princesha holandeze tregon arsyen e fortë

Catharina-Amalia Beatrix Carmen Victoria, trashëgimtarja e fronit holandez, ka hequr dorë nga paga mbretërore me vlerë rreth 1.6 milion euro, të cilën ka të drejtë ta marrë çdo fundvit pasi të mbushë 18 vjeç.

Princesha, vajza e madhe e mbretit William Alexander dhe mbretëreshës Maxima, i dërgoi një letër me shkrim kryeministrit hollandez, Mark Rutte, duke e informuar për vendimin e saj.

Ajo tha se diçka e tillë është e “pakëndshme” dhe se do të jetë dakord të paguhet vetëm kur të marrë përsipër detyra mbretërore. Princesha merr rreth 300,000 euro direkt, dhe 1.3 milion euro për të mbuluar shpenzimet e stafit dhe shpenzime të tjera.

“Më 7 dhjetor 2021 do të mbush 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Më duket e pakëndshme për sa kohë nuk bëj asgjë për të dhe ndërkohë studentët e tjerë e kanë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit”, shkroi princesha.

Princesha mësoi të enjten se kishte kaluar të gjitha provimet e saj të shkollës së mesme dhe tani po planifikon të bëjë një vit pushim, para se të nisë universitetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME