Categories Lajme

Hor.ror në Angli, 39 persona gjenden të v.dekur brenda një kamioni

Një ngjarje horror ka ndodhur në qytetin Essex në Angli. Mediat britanike raportojnë se 39 persona janë gjetur të vdekur brenda në një kamion. Policia britanike raporton se ka arrestuar shoferin i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Burimet paraprake raportojnë për mediat vendase se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, ndërsa në të ndodheshin 39 persona, 38 të rritur dhe një adoleshent. “Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin, ndërsa po vazhdojnë hetimet tona”-thanë oficerët e policisë, raporton “BBC”. Shefi i Mbikëqyrjes së Policisë së Essex, pohoi se ky është një incident tragjik. “Kërkimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME