Categories Lajme

Hoteli me 30 anëtarët e ekipit të volejbollit u shemb plotësisht, nuk gjendet ende asnjë trup

Gati 30 anëtarë të një ekipi volejbolli shkollor që udhëtoi nga Qipro në Turqinë jugore disa ditë më përpara se rajoni të goditej nga tërmeti, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

Nxënësit dhe mësuesit e tyre po qëndronin në hotelin Isias në qendër të qytetit Antijaman kur zona u godit nga tërmeti 7.8 ballë që deri tani ka vrarë më shumë se 16 mijë njerëz. Pjesa më e madhe e qendrës së qytetit është shkatërruar me ndërtesa të larta të kthyera në rrënoja, duke bllokuar mijëra njerëz.

Familjarët e të zhdukurve thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me ekipin e volejbollit që nga fatkeqësia e së hënës. Zyrtarët kanë frikë se grupe nga shkolla e mesme Namik Kemal dhe Kolegji Turk Maarif në Fanagusta janë midis të zhdukërve. Në fakt, ekipet e shpëtimit kanë udhëtuar nga Famagusta për të ndihmuar në kërkimet. Ekipi kishte fluturar në Antiyaman, Turqi për të marrë pjesë në një ligë volejbolli dhe përfshinte gjithsej 28 studentë dhe shokët e tyre.

Të afërmit e studentëve kanë nxituar në Antiyaman për të ndihmuar në kërkimin dhe për të mësuar rreth fëmijëve të tyre. Sipas “Cyprus Mail”, një nënë që ka fluturuar në Antiyaman tha: “Nuk ka asnjë lajm për fëmijët tanë, kushdo që pyetëm na tha se asnjë fëmijë nuk doli. Hoteli 8 katësh është shembur plotësisht.”

Por shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë të bllokuar në rrënojat e mijëra ndërtesave të shndërruara në pluhur nga tërmeti po shuhen, pasi numri i të vdekurve ka kaluar mbi 16 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME