Categories Lajme, Politike

Hoti mbledh urgjentisht qeverinë dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Situata e krijuar në Kosovë pas konfirmimit të aktakuzave për krerët e UÇK-së, duke përfshirë ish-presidentin Thaçi, kreun e PDK-së Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ka bërë që kryeministri Hoti të mbajë ditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Në fjalën e tij kryeministri kosovar u shpreh se është i bindur që Kosova do të dalë faqebardhë nga procesi në Hagë. Gjithashtu ai theksoi do të bashkëpunojë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë pasi janë të bindur që pa drejtësi të plotë nuk mund të ketë vend për paqe.

“Falënderojmë vendet mike që na kanë ndihmuar në shtet-formimin e Kosovës. Jemi shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Në këto kohë të vështira ku krahas Covid, ne po ballafaqohemi edhe me sfidën e formimit institucional për stabilizimin e republikës. Jam i bindur që para botës do të dalim faqebardhë.

Në situatën e krijuar duhet të ruhet stabiliteti i shtetit për sa i përket ushtrimit ë kompetencave kushtetuese, ne zotohemi se do të punojë me ndershmëri. Do të bashkëpunojmë me të gjithë instancat përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë. Presim nga të gjithë që të demonstrojnë kulturë të lartë demokratike. Jemi të bindur që pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe”, tha Hoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME