Categories Lajme

“Flet pronari i “Shtëpisë së Verdhë”: Këtu s’ka mjek e spital, e jo më të bëhen transplante

Mersin Katuçi, pronari i asaj që konsiderohet “Shtëpia e Verdhë” në Gurrë të Burrelit, ku sipas Gjykatës Speciale dhe raportit të Dick Martyt janë kryer transplante organesh gjatë luftës së Kosovës, ka dhënë versionin e tij të historisë në një lidhje në Fax News. Katuçi shprehet se banesa e tij, e cila është vënë në qendër të vëmendjes sërish, pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe zinxhirit drejtues të UÇK-së, është kontrolluar disa herë në mënyrë të paligjshme, dhe nuk është gjetur asnjë provë që mund të vërtetojë akuzat.

Sipas Katuçit në zonën e Gurrës, në Burrel, nuk ka pasur asnjë ushtar apo shtetas të Kosovës që të jetë strehuar gjatë viteve 98-99, dhe aq më pak që në banesën e tij të mund të kryhej transplant organesh. Pronari i “Shtëpisë së Verdhë” u shpreh se ai do të kërkojë dëmshpërblim moral për dëmin që i është kryer, pasi sipas Katuçit ky është pengu më i madh i jetës së tij, dhe hedhja e baltës ndaj familjes do të duhet që të marrë fund.

“Këtu ku jemi ne nuk ka as rrugë makine asgjë, është një zonë e vdêkur ku nuk ka as mjek as gjë, Ne i kërkojmë shtetit shqiptar që të na jepet dëmshpërblim moral, nuk jemi ne njerëz që bëjmë transplant organesh. Në zonën e Gurrës nuk ka ardhur asnjë kosovar gjatë luftës së Kosovës, ne kemi jetuar rreth 10 persona në këtë shtëpi, në vitet e luftës, se kam pasur dhe fëmijët e vegjël. Gjatë kontrolleve të agjenturave serbe kanë nxjerrë dhe nusen e vëllait nga shtëpia, që ishte me fëmijët e sapolindur.

Këtu duhet të merret në pyetje ish-prokurori i Matit Arben Dyla dhe Theodhori Sollaku, që i kanë lejuar që të vijnë këtu dhe të bëjnë kontrolle padrejtësisht. Ne si familje nuk na kanë lejuar që të jemi aty kur janë bërë kontrollet në banesë, nuk është gjetur asnjë provë për të vërtetuar atë që thonë.

Edhe ju si televizion kërkojini zotit Rama që të flasë për këto padrejtësi, këtu mund të kenë dorë dhe ministrat tanë, që u kemi kërkuar ndihmë dhe nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje, do ta kërkoj deri në vdêkje që kjo padrejtësi të zbardhet. Të shkoj dhe unë atje në Hagë dhe të përballem me të vërtetën.

Ne nuk na ka lënë kush që të prezantohemi me personat që kanë ardhur dhe kanë bërë kontrolle në shtëpinë tonë, unë sot jetoj ende në këtë shtëpi. Mafia serbe, mund të ketë dorë dhe Sigurimi i Shtetit shqiptar që të na ketë njollosur ne si familje. Do ua lë amanet edhe fëmijëve, që kjo padrejtësi të vihet në vend një ditë, nga shteti shqiptar nuk më ka trokitur njeri në derë që të më pyesë se çfarë halli kam.

Këtë qendrim që të dhashë ty do ta jap edhe kudo që të më pyesin, pse ka pranuar prokurori që të bëhet kontroll, duke e ditur se çfarë familje jam unë. Shteti shqiptar më ka ardhur në shtëpi pa asnjë autorizim dhe pa asnjë gjë. Nuk më ka marrë askush në pyetje, përveç një hetuesi të rrethit, u kam thënë se te ne nuk ka ardhur asnjë ushtar i Kosovës dhe askush, është një fantazmë e madhe, pasi zona jonë është e vdêkur.

Jo, jo, në të gjithë zonën e Gurrës nuk ka pasur asnjë ushtar të UÇK-së dhe asnjë person nga Kosova që të jetë strehuar. Hajdeni këtu në vend që të shikoni terrenin, merrni në pyetje dhe kryetarin e Bashkisë dhe prokurorin e Matit, dhe do të mësoni që këtu nuk ka pasur asnjë mundësi që të bëhej transplant”, përfundoi Katuçi.

Kujtojmë se emri i “Shtëpisë së Verdhë” u përmend fillimisht nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte, e cila do të ngrinte dyshime se në një banesë në fshatin Gurra e Matit janë kryer transplante të organeve për luftëtarët serbë gjatë luftës së Kosovës për qëllime tregtie.

Më pas, ishte deputeti zviceran, Dick Marti, që në cilësinë e raportuesit në Këshillin e Europës paraqiti raport për “Shtëpinë e Verdhë”. Kjo bëri që në vitin 2012, të ushtrohej kontroll në banesë nga hetues ndërkombëtarë, të ndihmuar nga pala shqiptare, dhe sipas të gjitha dëshmive aty nuk u gjet asgjë që mund të implikonte përfaqësuesit e UÇK-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME