Categories Lajme

Rreth 14 mijë vota për tu numëruar në Xhorxhia, Biden i afrohet ndjeshëm Trump-it

Numërimi i votave në SHBA ështe drejt fundit. Aktualisht po numërohet në 6 shtete: Pensilvani, Xhorxhia, Nevada, Arizona, North Carolina dhe Alaska.
Kandidati demokrat Joe Biden ka ngushtuar akoma më shumë diferencën në shtetet ku deri tani kryesonte Trump.

Në Xhorxhia, Trump kryesonte me mbi 1%, ndërkohë që tashmë diferenca e tyre është vetëm 1800 vota. CNN raporton se në Xhorxhia janë rreth 14 mijë vota për tu numëruar. Shteti i Xhorxhias ka 16 vota elektorale, ku në rast se fitohet nga Biden do shtonte shumë mundësitë e 77-vjeçarit që ai të shpallej fitues.

Nëse Trump do të merrte fitoren në Xhorxhia ai do të bëhej demokrati i parë që fiton këtë shtet që nga viti 1992.

Për sa i përket rezultatit të përgjithëm nuk ka ndryshuar. Sipas CNN Biden udhëheq me 253 vota elektorale, ndërsa presidenti Donald Trump ka 213 vota elektorale. Trump i vazhdoi akuzat e tij për manipulimin e votës. Në konferencën e fundit për shtyp, presidenti Trump deklaroi se numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME