Categories Lajme

Hoti thirrje partive: Ose biem dakord për presidentin e ri, ose shkojmë në zgjedhje

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit. Hoti në një konferencë për media theksoi se partitë politike duhet të dakordohen për zgjedhjen e presidentit të vendit, apo të dakordohen siç tha që vendi të shkoj në zgjedhje.

“Është krijuar një rrethanë e re me zhvillimet e fundit të Dhomave të Specializuara. Partitë politike duhet të bëhen bashkë për tu dakorduar për zgjedhjen e presidentit të ri, apo të dakordohen që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ende nuk kemi konsultime të brendshme të partive politike”, ka thënë Hoti.

Kryeministri po ashtu theksoi se së shpejti do të ulen partitë politike për të gjetur zgjidhje. “Besoj se së shpejti për disa ditë, do të ulemi me partitë politike për të gjetur zgjidhje për qytetarët. Atë që po bëj është që të sigurohemi që qeveria të përfshihet në të gjitha çështjet, si në pandemi e çështje tjera”, ka thënë Hoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME