Categories Lajme

Hoxhë Kaloshi reagon pas aksidentit ku humbi nënën dhe të afërmin e tij

Hoxha Neki Kaloshi, i cili u përfshi në një aksident gjatë ditës së djeshme në afërsi të ‘Shkallës së Tujanit’, ku humbi nënën dhe një të afërmin e tij, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Kaloshi shpreheet se e djeshmja ishte një ditë plot dhimbje, ndërkohë që falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto momente të vështira. Ndryshe nga sa u dha fillimisht në njoftimin e Policisë së Tiranës, se Kaloshi ishte vënë në pranga, burimet bëjnë me dije se ai është lënë i lirë pas marrjes në pyetje.

Vetë Hoxha së bashku me të atin e tij kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Mjeti me të cilin udhëtonte Kaloshi bashkë me dy prindërit e tij, dhe një të afërm, doli nga rruga në afërsi të Shkallës së Tujanit, duke lënë pas dy viktima, dhe dy të plagosur.

Postimi i plotë i Kaloshit: Bismil’lahi’r-rahmani’r-rahim! Të gjithë të Allahut jemi dhe të gjithë tek Ai do të kthehemi! Ditën e djeshme, të dielën, pas namazit të ikindisë, nëna ime dhe komshiu im i mrekullueshëm, gjithashtu kushëri i saj, Hider Daci, kaluan në botën e amshueshme. Për mua ishte sigurisht një ditë plot dhimbje, siç është dhe sot, dhe zemra ende vajton, sytë ende lotojnë, por unë jam i kënaqur me caktimin e Zotit tim dhe e lus Atë të na bashkojë në xhennet.

I falënderoj të gjithë pa masë, të afërmit e mi të gjakut dhe të besimit, miqtë, shokët dhe kolegët, për ngushëllimet, solidarizimin, qëndrimin pranë, në këto çaste pikëlluese për mua dhe familjen time. Ua kthefsha të tërëve në gëzime, në dashtë Allahu, ngushëllimin, përkujdesin dhe vlerësimin e treguar! Me shumë respekt, Nekiu!

Po ju bëj të njohur gjithashtu se namazi i xhenazes së nënës sime do të falet në orën 06:00 të së martës, pas namazit të sabahut, tek sheshi afër xhamisë, te Intesa Sanpaolo Bank, dhe varrimi do të bëhet në orën 12:00 në vendlindjen time, në Peshkopi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME