Categories Politike

Topalli gati për zgjedhjet e Prillit, Gjykata e Tiranës regjistron partinë e saj

Gjykata e Tiranës ka regjistruar partinë e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, “Lëvizja për Ndryshim”. Ky vendim u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari. Duket se partia e ish-kryeparlamentares, dhe një nga figurave më me peshë të PD-së së dikurshme do të jetë gati që të marrë pjesë në zgjedhjet e Prillit.

Teksa prezantonte partinë e saj, pak javë më parë, Topalli shprehej se kjo ishte një nismë e të rinjve, që ajo nuk mund ta linte kurrsesi pa e mbështetur, për të pasur një Shqipëri të të gjithëve, dhe jo të disa liderve politikë, sipas saj.

“Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit.

Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës”, shprehej Topalli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME