Categories Lajme

Humb familjarët dhe miken e fëmijërisë në tërmet, Evi Reçi: Zemrën e kam plagë

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi mjaft tragjik për këngëtaren Evi Reçi. Familja e xhaxhait të saj u shua në gërmadhat e një prej pallateve që u shemb në Durrës.Këngëtarja humbi xhaxhain e saj Eduard Reçi, 54 vjeç, dy kushërinjtë e saj Kristi dhe Klaus Reçi, respektivisht 25 dhe 21 vjeç, si edhe bashkëshorten e xhaxhait, Dolorën.

Gjithashtu, në tragjedinë e 26 nëntorit, vdiq edhe shoqja e saj e fëmijërisë, Diena e cila u gjet në rrënoja së bashku me vajzën e saj 10-vjeçare Esiela. Evi Reci shpreu dhimbjen e madhe në një postim në instagram, ku shprehet se zemrën e ka plagë.

Posti i plotë i saj:

“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Ne momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “mëdhenj”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME