Categories Lajme

Humb jetën 15 vjeçari shqiptar në Zvicër, familjari: Ishte djali i vetëm i familjes

Një tragjedi i ka ndodhur familjes Ramadani nga Panorci i Malishevës e cila jetojnë në Zvicër që nga paslufta. Si pasojë e një aksidenti ato kanë humbur djalin e vetëm të familjes së tyre, Ardianin vetëm 15 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kantonin e Fribourgut, ku si pasojë e plagëve të marra 15 vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë familja e të ndjerit ka hapur mortin në Kosovë, ndërsa po bëhen përpjekje që kufoma e tij të arrijë ditën e nesërme. Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, familjari i ndjerit, Hafir Rexha, ka rrëfyer ngjarjen dhe momentet e fundit të Ardianit.

Ai tha se Ardiani ishte djali i vetëm i familjes, i cili pas vetes la prindërit dhe dy motra nën moshën 18 vjeçare. Ndërsa Ardiani më datën 3 dhjetor do t’i mbushte 16 vjet. “Është djali i vetëm, është djalë i hasretit, i ka dy motra, motrat janë më të mëdha, por dyjat janë nën moshën 18-vjeçare. Më datën 3 dhjetor Ardiani ka pas me i mbush 16 vjet”, ka thënë Rexha për mediat në Kosovë. I pyetur sesi ndodhi ngjarja dhe cila ishte arsyeja e daljes së Ardianit atë ditë, Rexha tha se 15 vjeçari paraprakisht ishte dalë me shokë, më pas është goditur aksidentalisht nga treni.

Rasti qysh ka ndodh atje është aksidentalisht, treni e ka goditë nuk ka mujt me i mbijetu, deri në Bern ka jetu dhe në bazë të plagëve të marra mjekët e kanë konstatu edhe vdekjen e tij. Ka qenë me një grup shokësh në bazë të informacioneve që i kemi nga familjarët, kanë dalë me shokë e më gjatë sesi ka rrjedhë procedura qysh është ngjarja, nuk kemi informacione. Kemi informacione që është rast aksidental e ka goditë treni dhe ka përfundu me fatalitet”, është shprehur ai. Ai tha se rasti është i rëndë, ndërsa familja ka vendosur që varrimi i djalit të bëhet në Kosovë, teksa po bëhen përpjekje që kufoma të arrijë gjatë ditës së nesërme.

E pamja është hapur dje, në bazë të informacioneve që kemi se edhe vëllai im është në Zvicër bashkë me prindin e Ardianit, të gjitha përpjekjet po bëhen për me ardhë nëser kufoma, vendimi është marrë që djali me u varrosë në Panorc, është i lindur në Zvicër, por prindërit e tij kanë shkuar pas luftës, pas përfundimit të luftës janë me qëndrim në Zvicër.  Rast i prekshë, na ka goditë, Zoti na ka sprovu”. E pamja për djalin është hapur dje duke i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit. “Jemi duke pritë e pëcjellë njerëz gjithmonë duke i respektu rregullat anti-COVID. Kemi dezinfektues, maska, distanca mbahet dhe njerëzit po e respektojnë, nuk po vijnë turma të mëdha por po vinë 4-5 eventualisht, ne më shumë qëndrojmë jashtë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME