Categories Lajme

Lleshaj apel qytetarëve: Raportoni të infektuarit me covid që thyejnë karantinën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon ndihmën e qytetarëve dhe medias për të bashkëpunuar në identifikimin dhe denoncimin e personave të prekur me COVID-19 që thyejnë karantinën duke u kthyer në rrezik për të tjerët. Nga Durrësi në një prononcim për mediat, Lleshaj theksoi se policia do të vijojë të qëndrojë në terren, por duhet sensibilizimi i qytetarëve për të frenuar rritjen e shifrave në vazhdimësi të sakrificës të nisur tashmë prej muajsh.

“Çështja e dytë, diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën ANTI-Covid. Policia do vijojë të qëndrojë në terren ndërkohë që unë gjej rastin t’i bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Është me rëndësi jetike që këtë sakrificë të madhe ta vazhdojmë edhe në këtë periudhë të mbetur që po shkurtohet. Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesë e tij, të kufizojë lëvizjet që nuk janë të domosdoshme. Duhen kufizuar daljet e panevojshme që të ulim riskun e infektimit. Policia dhe institucionet e tjera do të angazhohen në zbatim të aktit normativ.

Shifrat tashmë janë ato që njihni dhe monitorimi fizik i tyre nuk është aq e thjeshtë. Po punojmë për monitorimin e tyre. Gjej rastin t’i bëj thirrje kujtdo që konstaton persona të infektuar që dalin jashtë, edhe median që të ngrenë çështjen përmes një denoncimi pranë Policisë së Shtetit në mënyrë që t’i parandalojmë ata për t’u bërë rrezik publik”, deklaroi Lleshaj.

Lleshaj u ndal edhe në çështjen e kultivimit të kanabisit në vendin tonë duke veçuar Krujën si një nga qytetet që ka krijuar më shumë shqetësime në këtë drejtim. “Kemi nisur operacionin e ti për vitin 2021. E nisëm në Durrës sepse në Krujë kemi pasur shqetësime kronike prej shumë kohësh dhe ka ardhur koha që puna ndaj këtij fenomeni të forcohet. Viti 2020 shënon sukseset më të mëdha në luftën kundër kanabisit.  Angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME