Categories Lajme

Humbet 70-vjecari Sotiraq Peto në Fier, familja apel për ndihmë në ‘Pa Gjurmë’: Kemi frikë, ka 5 ditë që nuk është kthyer (Video)

Sotiraq Peto është një 70-vjeçar nga qyteti i Fierit, i cili rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti.

Ai doli nga banesa në lagjen ’15 tetori’ rreth orës 10:00 të paradites, pasi konsumoi kafenë e mëngjesit me bashkëshorten e tij. Lëvizjet e fundit me biçikletën e tij ngjyrë të verdhë, janë kapur nga kamerat e sigurisë, së një prej bizneseve, në dalje të qytetit. Sotiraq Peto është babai i dy fëmijëve.

Familjarët e alarmuar prej ditësh, iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për ndihmë, pasi nuk kanë asnjë informacion edhe pas denoncimit bërë në policinë e Fierit. Shqetësim për ta mbetet gjendja jo e mirë shëndetësore e 70-vjecarit, i cili dy muajt e fundit kishte shfaqur shenjat e para të humbjes së kujtesës.

Ditën që u largua nga banesa kishte të veshur nje xhup ngjyrë gri, pantallona kafe dhe një kapele të zezë. Me vete nuk ka patur asnjë mjet identiteti dhe telefonin gjithashtu e ka lënë në banesë, ndaj familjarët nuk kanë patur asnjë mundësi për të kontaktuar me të, pasi ai nuk dha asnjë destinacion. Si shenjë dalluese Sotiraq Peto ka një nishan në faqen e djathtë dhe një tatuazh ne formë zemre, në dorën e djathtë.

I ftuar në studio, djali i 70-vjeçarit Erjon Peto me lot në sy bën apel për ndihmë.

Babai doli nga shtëpia dhe mori drejtimin për tek hipoteka, sepse ka procese të pambyllura të shtëpisë. Para se të shkontr atje është takuar me një shokun e tij, rreth orës 10 të paradites. Sotiraqi ka dalë me biçikletë nga shtëpia, madje e ka parë edhe një fqinje.

Nga kamerat e sigurisë duket që babai ka qenë duke lëvizur në dalje të qytetit të Fierit ku shkonte shpeshherë pasi bënte shëtitje shpesh. Kemi bërë kërkime në zonat përreth por asgjë s’kemi mësuar. Babai ka patur shqetësime nga diabeti dhe tensioni. Kemi shumë frikë mos i ka ndodhur diçka e keqe.

Kanë kaluar 5-ditë dhe ai ende nuk është kthyer dhe ne asnjë shenjë nuk kemi gjetur prej tij.(loton djali në studio) Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të humbjes së kujtesës. Atë mëngjes ka konsumuar kafe, ka pirë edhe ilaçet dhe më pas është larguar. Është i gjatë 1.72 dhe ecte ngadalë me biçikletë.

Babai nuk ka patur mjet identifikimi me vete dhe mund të ketë pasur një shumë të vogël parash, ndërsa telefonin e ka lënë në shtëpi. Në Daullas dhe në Grecalli, e ka parë një bari i zonës, të cilit i ka bërë përshtypje pasi ka ecur dhe është kthyer sërish. Kemi shpërndarë edhe foto duke kërkuar kudo, pas denoncimit që kemi bërë në polici.

Si shenjë dalluese ka edhe një tatuazh në formë zemre shkruar dhe disa iniciale, në dorën e djathtë. Do iu lutesha kush ka një informacion dhe e ka parë të na njoftojë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME