Categories Lajme

Humbi gruan para 4 vitesh, fëmijët kanë një lutje për babain e tyre

Kur humb dikë është një nga momentet më të vështira të jetës.
Sa më shumë vite të kesh aq më të vështirë e ke ta harrosh dhimbjen. Në rastin e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin e”E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte e pranishme Rezarta, e cila ka thirrur babain në studio.

Që prej ndarjes nga jeta të bashkëshortes disa vite më parë, zoti Shefqeti jeton i vetëm. Ky është edhe shqetësimi më i madh i vajzës së tij Rezartës, e cila nuk fle e qetë nga ky fakt. Sa do reflektojë babai i saj?

Ardit Gjebrea: Çfarë është goca për babain?

Rezarta: Çfarë është babi për gocën? Ai është gjithçka…

Ardit Gjebrea: Keni ardhur për t’i dhënë një mesazh babait tuaj?

Rezarta: Jam e martuar me dy fëmijë, jetoj dhe punoj në Tiranë. Babai im jeton në Berat, në Urën Vajgurore. Mami im ka 4 vite që është ndarë nga kjo jetë. Prindërit e mi kanë qenë të martuar të dy dhe kanë pasur nga dy fëmijë dhe të dy bashkë kanë bërë dhe 3 të tjerë. Jemi 7 fëmijë. Me shumë sakrifica na shkolluan dhe na rritën. Mami ka qenë një trimëreshë, edhe pse unë pikë të dobët kam pasur babain dhe ja thoja gjithmonë asaj. Mami ishte disa ditë me dhimbje koke dhe kur e dërguan në spital gjendja e saj ishte e rëndë. Doktorët thanë që ajo nuk kishte shpëtim. Për 3 ditë qëndroi në spital. Mami ishte 53 vjeç. Ajo ndërroi jetë në moshë shumë të re. Unë isha më e fortë. Kur e dërguam mamin në shtëpi, pasi kishte ndërruar jetë, në banesë ishte gjyshja, por e kishim shumë të vështirë për t’ia thënë, pasi ajo një vit e gjysmë më parë kishte humbur vajzën tjetër. Ishte shumë e vështirë për ta përballuar. Lodhje dhe vuajtje shumë. Unë kam pasur në krah gjatë gjithë kohës bashkëshortin tim dhe i them faleminderit që më ka qëndruar pranë.

Ardit Gjebrea: Si e priti babai humbjen e mamit ?
Rezarta: Kemi qenë të gjithë të shokuar, nuk e mbaj mend babain fare se si ka qenë. Ditë më vonë motrat dhe vëllezërit u larguan, pasi nuk jetonin në Shqipëri. Unë isha në Shqipëri. Babai jetonte vetëm me vëllain e vogël. Unë shkoja një herë në javë, një herë në dy javë, në Berat. Për mua ishte një dhimbje e madhe të shikoja babain në atë gjendje. Babai im ka shkruar një libër të vetin, shkruan poezi, por pasi mami ka ndërruar jetë, nuk bën asnjë punë, as një gotë me ujë nuk e merr dot. As për t’u ushqyer nuk ushqehet, ha një herë në ditë, apo një herë në tre ditë. Motrat dhe vëllezërit i thonë që të shkojë jashtë shtetit tek ata, por ai nuk pranon. Ai nuk pranon të vijë tek ne as për festa. Shkon bashkëshorti im në Urën Vajgurore për ta marrë, dhe vjen vetëm një ditë më pas largohet që në orën 07:00 të mëngjesit.

Stafi i “Ka një mesazh për ty” i ka dërguar një mesazh zotit Shefqet për ta ftuar atë të jetë i pranishëm në studion. Zoti Shefqet ka mbërritur në studion e së Dielës Shqiptare.

Ai tregoi historinë e jetës së tij.“Po bën 4 vite që më ka lënë gruaja dhe nuk punoj më. Unë jetoj vetëm në shtëpi dhe nuk kam asnjë njeri. Nuk më bën dora të punoj më. Kam një bibliotekë të pasur më 1100 libra. U kam dhuruar dy shkollave të Urës Vajgurore. Që nga viti 1971 unë kam pasur shumë ditare dhe i kam dhe sot. E kisha mendjen vetëm tek leximi dhe tek shkrimi”.

Pasi na tregoi për jetën e tij, Shefqeti pa se në studio e kishte ftuar vajza e tij.

Rezarta kishte një mesazh për babain e saj: Unë nuk e di çfarë të bëj tjetër që të të bëj të lumtur. Të gjitha sakrificat që kë bërë për në gjithë këto vite, ne të gjithë të jemi mirënjohës dhe jemi krenarë për ty. Ti vërtet jeton vetëm, por ti nuk je vetëm, zemra dhe shpirti ynë është tek ty.
Zoti Shefqet e falenderoi vajzën e tij. Por, Rezarta kishte një kërkesë që ai t’i vizitonte më shpesh.

Shefqeti: Të gjithë fëmijët më thonë që të shkoj ti vizitoj. Unë kam shumë shtëpi të mirë në Urën Vajgurore. Është krejtësisht e pamundur të shkoj të jetoj tek ata. Unë tek djali dhe mund të shkoj, por tek vajza është shumë e vështirë.

Rezarta i kërkoi babait që të shkonte tek ajo për festat e fundvitit në shtëpinë e saj. Shefqeti premtoi nga studio e “Ka një mesazh për ty”, se do shkojë t’i vizitojë fëmijët shumë shpejt./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME