Categories Lajme

Humbi nënën në detin e Himarës, flet djali i Mirela Ramës

Abdyl Rama, djali i Mirela Ramës që u mbyt nga stuhia në detin e Himarës më 5 gusht të këtij viti, ka hedhur akuza ndaj policisë kufitare, ndërsa kërkon drejtësi për të ëmën.

I riu i mbijetuar nga tragjedia ka treguar historinë e tij në “Shqipëria live”, ku sipas tij institucionet përkatëse nuk po hetojnë për ngjarjen e rëndë dhe për papërgjegjshmërinë nga ana e policisë kufitare..

“Vëllai ishte në port dhe lajmëroi policinë kufitare sapo nisi stuhia, por policia tha se ska kompetenca për të nxjerrë mjetin lundrues. Anijet që gjendeshin në port filluan të kërkonin ndërkohë që policia erdhi rreth katër orë me vonesë”- u shpreh Avdyli.

Mëngjesin e 5 gushtit, Mirela bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë dolën në orët e para të mëngjesit për të mbledhur rrjetat e peshkimit por prej stuhisë peshkarexha e tyre u përmbys. Mirela Rama u gjet e pajetë disa orë pas përmbysjes së varkës me të cilën peshkonin por për ngjarjen nuk janë kryer hetime. Ai ka rrëfyer se e ka mbajtur të ëmën mbi një orë në det teksa përpiqej të dilte por stuhia dhe mjegulla më pas e detyroi të ndahej nga Mirela Rama, ndërsa sot kërkon drejtësi që zbardhet ngjarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME