Categories Lajme

Humbi shtatë pjesëtarët e familjes dhe nuk i përcolli dot, niset drejt Italisë vëllai i oficerit të policisë

Albert Cara, që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, në Durrës është transportuar drejt Italisë.

Në përcjellje të tij tek mjekët italianë ishte edhe kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Të plagosurit i kishte rënë një pjesë e madhe betoni mbi trup dhe është dëmtuar në pjesën e shtyllës kurrizore. Nuk është një problem i parikuperueshëm, por kërkon një ndihmë më të specializuar. Është një rast shumë i vështirë”, u shpreh Manastirliu. Albert Cara, që mundi t’i shpëtonte tragjedisë së bashku me Lindita Cara humbën 7 familjarë të tyre.

Viktima mbetën tre vëllezërit Cara:

Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)

Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë

Anthi Cara – nusja e xhaxhait
Sadajana Hysa Cara – Mbesa e (Anthi Carës, vajza e Lindita Carës)

Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë nga rrënojat kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME