Categories Lajme

Hyn në fuqi ligji/ Kush merr deri në 50 mijë lekë, përjashtohet nga tatimi mbi pagat

Hyn në fuqi ligji i ri për pagat nga 0-50 mijë lekë, të cilat nuk do të tatohen. Duke nisur nga 1 qershori tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme. Nga këto ndryshime të punësuarit me pagë, nga 40-50 mijë lekë në muaj, nuk do të paguajnë tatim çka do të thotë se rreth 65 mijë individë do të jenë jashtë skemës së taksimit dhe të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e taksave, do t’i kenë për konsum individual.

Ata do të paguajnë vetëm kontributet shoqërore e shëndetësore dhe do të përfitojnë deri në 13 mijë lekë shtesë në pagë. Deri më tani pagat e patatueshme ishin deri në nivelin 40 mijë lekë. Një lehtësim është bërë edhe duke e përgjysmuar nivelin e tatimit nga 13% në 6.5% për kategoritë që paguhen nga 50-55 mijë lekë, në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale më të harmonizuar. Ndërkohë mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13% me prag përjashtues 30 mijë lekë dhe për pagat mbi 200 mijë lekë, taksimi do jetë 23%.

Objektivi i këtij ndryshimi ka qenë që të lehtësohen , punëmarrësit me paga mesatare. Heqja e tatimit për pagat deri në 50 mijë lekë, është një masë e rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë të punësuarit që janë në këto kategori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME