Categories Lajme

“Hynë me makina brenda qendrës së Kulturës e silleshin si në pronë të tyre”, kompozitori Limos Dizdari: Po kërcënohem, nuk duan të më lenë të punoj

I zhvendosur ne Ksamil nga Tirana mbi 20 vjet më parë, kohë kur shumë të tjerë  zgjidhnin të emigronin jashtë për më të mirën, kompozitori i njohur Limos Dizdari vendosi të veprojë ndryshe. Me misionin për të ngjallur artin dhe kulturën, ish- kryetari i lidhjes së shkrimtarëve me bashkëshorten Adrianën në krah, u shpërngul në një nga skajet më jugorë të Shqipërisë, Ksamil, ku themeloi qendrën e Qendrën e Artit “Dea”.

Vendim që i ka kushtuar mund, sakrificë dhe kosto financiare, ndërsa vitet e fundit i janë shtuar edhe kërcënimet me jetë, e që sipas artistit të merituar bëhen nga persona të lidhur me pushtetin që duan t’i marrin atij qendrën e artit. Për News24 Limos Dizdari, më herët ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, tregon se pak ditë më parë në qendrën e tij, dikur pallati i kulturës së Ksamilit, mësynë me makina brenda në qendër disa njerëz që silleshin si të ishin në pronë të tyre.

Kompozitor i muzikës së lehtë si dhe kolanave zanore të shumë filmave shqiptarë, ndihet krenar për pianistët që kanë dalë nga kjo qendër që sipas tij nuk po lihet të punojë për të ndërtuar breza që duan të mësojnë.

Pa forcën për të mbrojtur i vetëm qendrën, ndërsa prej vitesh endet nëpër dyert e drejtësisë, Limos Dizdari thotë se i është drejtuar me mbi 42 letra qeverisë pa marrë asnjë përgjigje.

Konflikti ka të bëjë me pronësinë për një pjesë të truallit ku ngrihet ndërtesa e ish-qendrës së Kulturës Ksamil. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME