Categories Lajme

“I bëj thirrje Yuri Kim të vijë të na shikojë” gratë naftëtarë vijojnë rezistencën në grevën e urisë

Kanë hyrë në ditën e 11 të grevës së urisë gratë naftëtare, shëndeti i të cilave tashmë është përkeqësuar më shumë. Grevistet shprehen se nuk do ta lënë grevën për gjysëm deri sa të marrin pagat e tyre të prapambetura. Ato deklarojnë një zëri se nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kushteve të tyre.

Madje u bëjnë thirrje edhe grave politikane si dhe amabasadores amerikane Yuri Kim të shohin gjendjen e tyre dhe të solidarizohen me to. Një natë më parë njëra prej grevistëve u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pasi gjendja e saj u përkeqësua. Ajo tashme është dërguar në shtëpi, pasi vendi me lagështirë dhe mungesa e ushqimit  kishin rënduar shëndetin e saj.

“Të gjitha grave të pralamentit shqiptare, ambasadores Yuri Kim, të vijnë dhe të na shikojnë këtu. Na mjafton një mbështetje e tyre. Kush na vjen për poltikë le të ike. Të shohë gjendjen tonë shëndetësore. Greva do të vazhdojë deri në vdekje.  Ne nuk e lëmë grevën e urisë. Duke fillua nga nesër do të marrim edhe fëmijët. Përderi qeveria nuk po reagon, kemi menduar të sjellim fëmijët këtu.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME