Categories Lajme

I bënë atentat 22-vjeçarit, por i plagosën hallën! Arrestohet porositësi dhe ‘killeri’

Policia ka vendosur në pranga porositësin dhe atentatorin që dyshohet se qëlloi në drejtim të 22-vjeçarit

Dyshohet se shtetasi me iniciale L. H., pagoi M.M., për të ekzekutuar të riun, pasi babai i këtij të fundit akuzohet për vrasjen e vëllait të 30-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, një tentativë për vrasje, e ndodhur 3 muaj më parë, në fshatin Ballagat.

Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv tremujor, të kryer me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Pasoja e padëshiruar”.

Vihen në pranga porositësi dhe ekzekutori i tentativës për të vrarë me armë zjarri, për motive gjakmarrjeje, një 22-vjeçar. Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njejtin automjet me këtë shtetas, në momentin e të shtënave.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune hetimore intensive tremujore, të kryer me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasoja e padëshiruar”.

Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME