Categories Lajme

“Vis Martinajn e ka vrarë…”, nëna e Fjolla Morinës flet për probleme me shëndetin mendor të këngëtares: Kemi frikë prej saj

Një deklaratë e fortë nga këngëtarja Fjolla Morina ka trazuar rrjetin ditët e f undit. Ajo u shpreh në  një video live në Instagram se shtetasi Durim Keçi  ka eliminuar Vis Martinajn, edhe pse deklaratat e saj janë marrë me shumë rezerva.

Nëna e saj, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur ditën e sotme për mediat.

Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME