Categories Politike

“I bëtë krenarë të gjithë shqiptarët”, Meta mesazh Talat Xhaferit pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe në këtë shtet.

Me anë të një letre, Meta përgëzon për mbylljen e suksesshme të të procesit të miratimit të ligjit të gjuhëve, ndërsa shton se gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni dhe kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët.

Sipas kreut të shtetit shqiptar kjo është “arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në Maqedoni”.

Ai e ka velesrësuar ketë si “një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shqiptarët në Maqedoni, gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike, shkruan Meta në mesazhin e tij.
“Shqiptarët në Maqedoni demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv”.

“Vlerësoj jashtëzakonisht rolin e z.Xhaferi në këtë drejtim”, shprehet Presdienti.
“I bëtë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë“.

“Urime për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit”, e përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit shqiptar.

Mesazhi i plotë:

I nderuar Zoti Kryetar,
I dashur Talat,

Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku dhe gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni.

Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët, një arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni.

Kjo arritje përbën gjithashtu një hap shumë te rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike dhe në rastin konkret demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv.

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin që Ju personalisht keni luajtur në këtë drejtim, duke i bërë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë.

Së bashku me urimet për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit, ju dërgoj dhe përshëndetjet e mia më të mira e vëllazërore.

I juaji,
Ilir Meta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME