Categories Lajme

I biri 29 vjeçar u hodh nga Sanatoriumi, Lira publikon mesazhet: Djali i madh ishte poshtë dritares…

Lira Koça, nëna e 29-vjeçarit Xhino Koça i cili u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, ka bërë sot në ‘Open” një rrëfim tronditës dhe tepër prekës, duke shpjeguar me detaje gjithë ecurinë e sëmundjes së tij dhe deri te akti i vetëflijimit.

Ajo tha se gjithçka filloi me një temperaturë 37.5 dhe më pas u dërgua në spital, pasi Lira dhe vetë Xhino ishin në dilemë sepse një mjeke i kishte kërkuar nënës që ta dërgonte  në spital. Kjo pasi kishte parë analizat dhe kishte nevojë për trajtim spitalor.

Lira thotë se ditë pas dite ai ndihej më i shqetësuar, nuk flinte gjumë, ankohej se nuk merrte dot frymë dhe duke u gdhirë data 13 rreth orës 04:00 ai është hedhur nga dritarja. Vëllai i madh ishte në makinë në parking, përballë dritares së tij, por nuk kishte parë gjë çfarë kishte ndodhur.

Lira Koça me lot në sy tregon dhe si e morën vesh lajmin e hidhur.

Vasili: Ndoshta është e kotë të të pyes si je?

Lira Koça: Marr frymë

Vasili: Si e mësuat?

Lira Koça: Rreth datës 5 gusht vjen nga puna dhe thotë më duket se kam pak temperaturë, 37.5. E duke qenë se që prej fillimit kemi qenë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm prej situatës, vendosëm që ai të rrijë në shtëpi dhe të mos shkojë në punë. Maksimumi i shkoi në 38.2.

Kjo gjendje vazhdoi për dy ditë dhe kërkuam të bëhej tamponi, por tamponi nuk iu bë. Iu drejtuam spitalit të Durrësit. Bënë skanerin Xhino dhe bashkëshorti. Të dy dalin me Covid të lehtë, im shoq i kishte pak më të ngarkuara mushkëritë. Analizat i dolën mirë, vetëm pak lëvizjesh parametrash te mëlçia. Na rekomanduan ta kalojnë në shtëpi për të dy. Shkuam në shtëpi. Tre ditë. Bëjnë tamponat dhe marrin përgjigjen 4 ditë më vonë. Im shoq rezultoi negativ. Përgjgijen e Xhinos pozitive e morëm kur ai ishte shtruar tashmë në Sanatorium.

Në bisedë me një të afërm të familjes na sugjeroi që t’i çoja analizat për t’i parë më mirë dhe nëpërmjet whatss app ja dërgoj analizat. Më thanë për djalin duhet të çojmë urgjent në spital në lidhje me parametrat e mëlçisë. Unë kundërshtova dhe pse insistimi ishte i vazhdueshëm. Ishte i qetë dhe s’kishte simptoma. Vetëm temperatura ndaj nuk e çova në spital. Nga ora 4 e mëngjesit e kishte 38.2, ia ula dhe fjeti i qetë.

Tani unë kisha dilemë që ta çoj mos ta çoj, pse ta çoj (përlotet). Në orën 08:30 e zgjoj i jap ilaçet dhe i them që Xhino mos është më mirë që të shkosh në spital se mos je më i sigurt. Në momentin kur shkuam në spital ai ishte mirë. 36.6 e kishte temperaturën. I bënë disa analiza, nuk e di se çfarë analizash. Kemi pritur rreth 4 orë. Në 1 arrin mjeku roje dhe i thotë Xhinos ta ndjekë. Ai ngitet lartë me mjekun dhe ne kthehemi në Durrës.

Komunikonim pafund. Ishte i qetë. Thoshte që i kishin bërë vetëm një serum me paracetamol. Më tha që nuk i kishte dhënë ilaçe të tjera, sepse ndoshta ngaqë i kam pirë në mëngjes. E diela vazhdon e qetë, kryesisht me mua, me tim shoq dhe të afërm. Duke parë Xhinon të qetë nuk e morra mundimin të pyes si është shërbimi. Vetëm më tha që ishte në një dhomë me 5 të sëmurë dhe kam lëvizur vetë në një dhomë me kater paciente. Kam kërkuar vetë oksigjenin se sikur më merret fryma.

Ishte pak masa e oksigjenit jo serioze. Edhe të hënën paradite ishte i qetë. Nga mbasditja më ankohej, sikur më merrej pak fryma thoshte. Ndoshta njësoj si në shtëpi. Në 10 gusht ai ishte organizatori i një palë pushimeve me miqtë e vetë.

Nata kalon e qetë. Të martën në mëngjes ai shton ankesat. Kuptohet se ai ishte i shqetësuar. Duke u gdhirë e mërkura, ai i ankohet vëllait të madh që është shumë keq dhe vuan nga mungesa e frymëmarrjes. Bisedat ishin vërtet të frikshme. Djali vete në Tiranë dhe arrin të qetësojë Xhinon. Nga stafi mjekësor na u tha se duhet të rrimë të qetë se ai është mirë. Grafia atë ditë doli më pastër se skaneri i parë. Jemi akoma pak të mërzitur, sepse është në ambient spitalor ku gjendja psikologjike e rënduar është normale. E ka psikologjike na u tha. Të mërkurën kishte ankesa që i merrej fryma dhe ankohej për pagjumësi. Nga data 11-12 pa gjumë, 24 orë pa gjumë. Kishte temperaturë 39, alarmoi të vëllanë. Mbasi iu ul temperatura.

Deri në 05:30 dhe unë kam pasur komunikim me Xhinon. Djali i madh ishte në spital. Komunikimi ka qenë nëpërmjet vëllait të madh. Bisedën e fundit e ka bërë me djalin e madh rreth orës 3 duke u gdhirë data 13. I thotë i zhgënjyer për gjumin, se do flinte por nuk e zinte gjumi. Do shihet se çfarë mjekimi i kanë dhënë. Por ai nuk flinte. Dhe vazhdon të ankohej për frymëmarrjen. Fjalia e fundit është “si ndihesh tani?”, “çka”.

Në mengjes do takonim dikë nga stafi mjekësor. I tha vëllai s’do të të shqetësoj më, por jam këtu. Djali im i madh shkonte çdo ditë, i çonte ushqime, ujë, gjëra personale.

Rreth orës 3 shkëputet biseda dhe im bir është në parkim spitali përballë dritares së Xhinos në makinë. Në orarin 3 me 4 të mëngjesit nuk e di se çfarë ka ndodhur. Se nuk kemi asnjë lloj konfirmimi zyrtar se çfarë ka ndodhur dhe kur. Ndodhi ajo që ndodhi.

Djali i madh hyri brenda dhe në 7 fiks ndodhet te dera e spitalit për të takuar një infermiere që punonte te pavioni i Xhinos. Ai nuk e dinte në mëngjes se çfarë kishte ndodhur gjatë natës. Nuk ia thotë infermierja se nuk guxoi të zbriste. Im bir mori personin në fjalë (një mik i përbashkët që na bënte lidhjen me mjekët dhe spitalin) që kishte shkëmbyer mesazhet. Djali i madh mendoi që ka diçka që nuk shkon. Bën telefonatën te personi, miku qe flisnim ne menyre qe ai të lajmëroje stafin. Personi thotë që kam kohë që dua të marr në telefon, por nuk munda. Se Xhino nuk jeton më dhe ndërmorri atë akt. Djali nuk e besonte se ai ishte poshtë dritares së Xhinos. Djali i madh pyeti a jeton më dhe përgjigja është që Xhino nuk jeton më.

Mua si nënë nuk ma tha askush. Atë ditë nuk e ndeza televizorin per fat. Djali i madh mbasi tronditet uron që ne mos ta kishim marrë vesh dhe flet me një mikeshën tonë në Durrës, një mjeke. Në orën 9 ata vijnë në shtëpi bashke me motren time dhe burrin e motres, te veshur me veshje anti Covid, dhe ma thanë është rënduar pak dhe në fund ma thanë që nuk jeton më. Ai ishte i lumtur, nuk do ta ndërrmente kurrë një veprim të tillë. Ishte i diplomuar. Punonte në poste drejtuese. Në 7 maj pagoi mijëra euro masterin në Kanada.

E ëma tha se arsyeja që e shtyu Xhinon në këtë akt ekstrem, ka qenë vetëm neglizhenca dhe mospërfillje e mjekëve në 48 orët e fundit. Ajo ka sjellë edhe një letër e cila është shkruar nga Xhino, para se 29 vjeçari të merrte vendimin ekstrem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME