Categories Lajme

Nëse nuk paguani gjobën për maskën do të jeni debitorë ndaj OSHEE

Është publikuar udhëzimi se si do paguhet gjoba për mosmbajtjen e maskës, e cila prej disa javësh është bërë e detyrueshme në vendin tonë. Udhëzimi thotë se kush gjobitet nga Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit për mosmbajtje të maskës, gjobën do ta paguajë bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Sipas urdhrit, policia e shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes se gjobës tek OSHEE , dokument që duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe ID të kartës së personit të gjobitur si edhe adresën e banimit të tij. Mësohet se në rast mospagimi të gjobës që do të përfshihet në faturën e energjisë,qytetarët përveç vendosjes të kamatëvonesës do të kenë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndwrkohw, ata që nuk kanë nwnshkruar një kontratë me OSHEE, gjoba e vendosur i kalon sërish policisë sw shtetit. Në udhëzim thuhet se mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës së energjisë, do të t’ju klasifikojë si debitorë të OSHEE.

Udhëzimi i plotë

-Institucionet përgjegjëse për vendosjen e gjobës për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) janë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në përputhje me aktin normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

-Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes së gjobës në Furnizuesin e Shërbimit Universal FSHU) sh.a./ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP (OSHEE) sh.a. Ky procesverbal, në çdo rast, duhet të përmbajë minimalisht informacionin në lidhje me emrin, mbiemrin, atësinë, numrin e kartës së identifikimit, si dhe adresën e banimit të individit.

-FSHU-ja, për rastet kur individët kanë kontratë furnizimi energjie, do të regjistrojë gjobën në faturën e energjisë elektrike të muajit respektiv. Kur FSHU-ja konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi të energjisë elektrike ose të dhënat e pasqyruara në gjobë nuk janë të plota apo nuk korrespondojnë me të dhënat në sistemin e faturimit të FSHU/OSHEE, i kthen procesverbalin e gjobës, sipas rastit, Policisë së Shtetit ose Policisë Bashkiake.

– Gjoba e përfshirë në faturën e energjisë elektrike, do të jetë titull ekzekutiv dhe nuk do të mund të paguhet pjesërisht apo e shkëputur nga fatura e energjisë elektrike. Pagesa jashtë afateve do të shoqërohet me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.

-Mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës, do ta klasifikojë individin si debitor ndaj FSHU-së dhe kontrata përkatëse e energjisë elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

-Pagesat mund të bëhen pranë te gjitha zyrave përkatëse të përcaktuara nga FSHU-ja, pranë Postës Shqiptare dhe pranë çdo institucioni financiar ku paguhet fatura e energjisë elektrike.

-FSHU-ja derdh gjithë vlerën e gjobës në buxhetin e shtetit në llogarinë e thesarit, duke përjashtuar komisionet e shpenzimeve administrative në masën 2%. Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake rakordojnë me OSHEE-në arkëtimet periodike në llogarinë bankare në emër të OSHEE-së nga pagesat e faturave të energjisë elektrike për individët që kanë kontratë me OSHEE-në dhe i nënshkruajnë dokumentin “Faturë për arkëtim”, në të cilin është specifikuar si më poshtë: a) kodi i rrethit Tiranë 3535;b) kodi i institucionit për Policinë e Shtetit 1016079 në sistemin informatik financiar të qeverisë (SIFQ) ose për Policinë Bashkiake me kod institucioni 2101001 në SIFQ;c) kodin e llogarisë ekonomike të arkëtimit 7115422 -“Gjoba për mospërdorimin e maskës nga COVID-19” në SIFQ.

-OSHEE-ja, në bazë të rakordimit periodik paraqet në bankën përkatëse dokumentin “Faturë për arkëtim” për të kryer transferimin e shumave të vjela nga gjobat në llogarinë bankare të të ardhurave jotatimore në emër të degës së Thesarit Tiranë sipas listës bashkëlidhur të IBAN-eve.

-Struktura përgjegjëse për Thesarin në degë dërgon postën ditore bankare dhe rakordon periodikisht arkëtimet nga gjobat me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME