Categories Lajme

I biri u arrestua me akuzën e përdhunimit, flet e ëma e kryeplakut: Beqar është, i hapin namin

Mamaja e Ervin Rrapo, kryeplakut të fshatit Rehovë, në bashkinë e Korçës, i cili u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me një 23 vjeçare, ka dhënë një prononcim për media.

Në deklaratën e saj, Ervehe Rarpo, deklaron se i biri i saj është i pafajshëm, dhe se familja e vajzës ka hapur qëllimisht namin e përdhunimit.

“Isha tek një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje te shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, tha Rrapo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME