Categories Lajme

I bllokuan rrugën, disa persona grabitin “Benz-in” në Lushnjë

Një grabitje me dhunë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”. Policia njofton se një automjet tip “Benz” i është grabitur me forcë pronarit nga disa persona.

“Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Pronari i mjetit është shtetasi Martirio Peqini, banues në Divjakë. Ai ka deklaruar se grabitësit i kanë bllokuar rrugën me një automjet me targa angleze dhe nën kërcënimin e armës e ka në detyruar që t’iu dorëzojë çelësat e makinës.

Mjeti me të cilin grabitësit bllokuan rrugën ishte me targa angleze dhe dyshohet të jetë i vjedhur. Pas grabitjes autorët besohet të jenë larguar në drejtim të Elbasanit, ndërsa shoferi i mjetit kallëzoi ngjarjen në polici.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME