Anwar Hadid ia publikoi Dua Lipës një video të realizuar në banjo. Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë shumë të komentuar, që nga momenti kur e bënë lidhjen e tyre publike. Çifti janë të pandashëm pothuajse kudo që shkojnë, ndërsa paparacët u publikojnë fotografi nga secila paraqitje e tyre bashkë.
Së fundi, Anwar publikoi një video, në të cilën shfaq Duan në banjo duke u rregulluar, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër, të zi. Kujtojmë se Dua Lipa është në përgatitje të albumit të ri, për të cilin po punon intenzivisht.

