Categories Politike

Mosmarrëveshjet e BE për negociatat: Dorëhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku vendet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia informative “ANSA”.

Paraprakisht, në mungesë të një prononcimi nga Zaev, mendohet se sikurse u deklarua një ditë më parë prej tij, arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me gjasat pothuaj të pakthyeshme të moshapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, verdikti mbi negociatat do të komunikohet zyrtarisht ditën e sotme pas mbledhjes së krerëve të qeverive në Këshillin Evropian.

Tri vende anëtare të BE-së: Franca, Holanda dhe Danimarka, kanë mbajtur një qendrim kundërshtues ndaj avancimit të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht tentativave të Gjermanisë, presidenti francez, Emanuel Macron mbetet refraktar në mospëlqimin për nisjen e bisedimeve me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME