Categories Lajme

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet 25 vjeçari në Shijak

25-vjeçari, Blejdi Axha i dënuar me mbi 2 vjet burgim, është ndaluar dhe arrestuar ditën e sotme në Shijak.

Njoftimi i policisë: Shijak/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dënuar me mbi 2 vjet burgim, •për drejtim të automjetit, në efektin e drogës, •për posedim të armës së ftohtë dhe •për thyerje të masës së sigurisë, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 25-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, për disa vepra penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kapën dhe vunë në pranga shtetasin Blejdi Axha, 25 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar shtetasin Blejdi Axha, me 2 vjet dhe 2 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në janar të vitit 2022, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, atij iu gjet 1 përforcues grushti. Shtetasi Blejdi Axha iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME