Categories Lajme

“I fiksuar” pas elektronikës, kapet në Durrës 39-vjeçari, autor pesë vjedhjeve

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Elektronika”, duke çuar pas hekurave një 39-vjeçar, autor të disa vjedhjeve. Ajo që bie në sy nga ‘veprat’ e autorit, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte lënë qelinë është vjedhja e sendeve elektronike si kompjutera, GPS, video projektor, kabllo elektrike etj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer vepra penale në fushën e pasurisë, kryesisht në ambientet e institucioneve të ndryshme shtetërore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Elektronika”.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara kanë arrestuar shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe përsëritës në vjedhjen e institucioneve shtetërore, i cili ishte shpallur në kërkim.

Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:
Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.
Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike.
Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.
Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë e Sëmundjeve të Mushkërive”.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME