Categories Lajme

“I fortë dhe me fara të bardha”/ Braçe: Të premten mora shalqi në treg, nuk ishte i yni

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, duke ndarë një episod nga përditshmëria e tij, tha se shalqini vendas po bëhet gati për të dalë në treg. Braçe tregoi në “Facebook” se para disa ditësh kishte blerë një shalqi në treg, por shtoi se nuk ishte prodhim i vendit. Sipas tij, shalqini i parë i prodhuar nga bujqit në Divjakë është marrë këtë të dielë nga toka.

“KY ËSHTË SHALQINI YNË I PARË! KUSH MBOLLI E KULTIVOI SHALQI NË SERA, TANI PO VJEL! Të premte, kërkova e mora në treg shalqi; Nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga një vend fqinj me ne, këtu afër. Ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i fortë e me fara të bardha. Po ua them troç; AS I AFROHEJ SHALQINIT TË PRODHUAR NGA BUJQIT NË DIVJAKE, LUSHNJË! Shalqini ynë është ky! Ai më i sulmuari, më i shari e më i çuari dëm nga vetë media apo palaço vendas! Besoj, java tjetër na nxjerr në eksport për të vijuar fort me të!”

Zëvendëskryeministri dha një përgjigje edhe për kritikuesit pse ai merret me bujqit dhe prodhimet e tyre. Erjon Braçe tha se këtë gjë do të vijojë ta bëjë, ndërsa për kritikët këshilloi të bëjnë pazar dhe të hanë shalqi vendi.VIZION

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME