Categories Lajme

I kanë mbetur vetëm pak orë para se të dalë zyrtarisht nga BE, çfarë e pret Britaninë e Madhe pas të premtes

Britanisë së madhe i kanë mbetur vetëm pak orë para se të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Mesnatën e të premtes ajo nuk do të jetë më pjesë e bllokut, i cili do të mbetet tani me 27 vende anëtare. Menjëherë, do të fillojë periudha 11 mujore e tranzicionit. Gjatë kësaj periudhe, Britania do të vazhdojë ti bindet rregullave të BE dhe të paguajë para për BE. Pjesa më e madhe e gjërave do të mbeten njësoj, por do të ketë disa ndryshime. Mes tyre, eurodeputetet britanikë do të humbasin vendet e tyre. Kjo pasi në momentin e Brexitit, Britania do të dalë nga institucionet politike të BE dhe agjencitë. Sidoqoftë gjykata evropiane e drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit, gjatë tranzicionit për mosmarrëveshjet ligjore. Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të duhet të ftohet në mënyrë specifike nëse do të dojë ti bashkohet liderëve të tjerë të BE-së në samitet e ardhshme.

Ministrat britanikë po ashtu nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta. Gjatë tranzicionit, do të flitet shumë për tregtinë. Britania e madhe do të fillojë bisedimet me vendet e botës për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Pasaportat britanike ndërkohë do të ndryshojnë ngjyrë. Pasaportat blu do të rikthehen më shumë se 30 vite pasi u zëvendësuan nga pasaportat vishnje. Ndërkohë, rreth tre milionë monedha 50 pence në nder të Brexitit, do të hidhen në qarkullim të premten, me datën 31 janar dhe me fjalët, paqe, prosperitet dhe miqësi me të gjitha vendet. Ndërkohë, departamentet që menaxhuan negociatat Britani-BE do të shuhen. Gjermania ndërkohë, nuk do të ekstradojë më qytetarët e saj në Britaninë e Madhe. Kushtetuta e saj nuk e lejon ekstradimin e shtetasve gjermanë në vende që nuk janë pjesë e BE. Por, të paktën në tranzicion, disa gjëra nuk do të ndryshojnë. Shtetasit britanikë do të trajtohen njësoj si shtetasit e BE. Për sa kohë që janë të vlefshme, patentat dhe pasaportat e kafshëve do të vazhdojnë të pranohen. Po ashtu edhe karta e sigurimit shëndetësor. Liria e lëvizjes do të vazhdojë të aplikohet edhe në tranzicion ndërsa shtetasit britanikë që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin shtetëror. Britania do të vazhdojë të kontribuojë në buxhetin e BE gjatë tranzicionit ndërkohë edhe tregtia nuk do të ndryshojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME