Categories Sport

U stërvit në krah të Leo Messit dhe Griezmann, Rey Manajt i ndodh ajo që nuk pritej nga Barcelona

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj nuk është ftuar për ndeshjen e Barcelonës kundër Leganes në Kupën e Mbretit, edhe pse u mendua se trajneri Quique Setien do ta thërriste në skuadër për herë të parë, pasi ai u stërvit me ekipin e parë një ditë më herët. Manaj – i cili javë më parë iu bashkua ekipit B të Barcelonës – u stërvit përkrah yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann në seancën e së mërkurës mbrëma, raporton Gazeta Express. Rey Manaj (djathtas) duke stërvitur me yjet e Barcelonës
U mendua se ky ishte një tregues së sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të ftohej në ekipin e parë të Barcelonës për ndeshjen e së enjtes kundër Leganes në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.

Gjiganti katalonas është në mungesë të opsioneve në sulm momentalisht, pas operimit në gju të Luis Suarezit dhe dështimeve deri tani për të blerë një zëvendësues të tij. Por, përkundër të gjithave, Manaj nuk është ftuar fare. Nga ekipi B i Barçës, megjithatë, janë ftuar dy futbollistë, portieri Inaki Pena dhe mesfushori sulmues Collado. Setien i ka vetëm tre sulmues për këtë takim, në një sistem 4-3-3, Lionel Messin, Antoine Griezmannin dhe Ansu Fatin. Lista e plotë e të ftuarave për ndeshjen e së enjtes në orën 19:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME