Categories Lajme

Postonte foto duke puthur meshkuj që s’i njihte, shqiptarja e Kosovës ftohet në emisionin e famshëm amerikan

Kosovarja Kristiana Kuqi ka marrë vëmendjen e madhe në rrjetet sociale muaj më parë me postime që kishin filluar të merrnin shumë pëlqime. Vajza nga Kosova postonte fotografi duke u puthur me meshkuj që nuk i njihte, por këtë e bënte vetëm për të pasur fotografi e momente interesante në Instagram e rrejete tjera sociale. Kudo ku ajo kishte shkuar, Paris, Romë e qytete tjera kishte puthur meshkuj në rrugë. Vajza nga Kosova që puth meshkujt e ndryshëm në kryeqendra botërore
Tash ajo po vazhdon të ketë vemendjen e emisioneve të ndryshme televizive në Amerikë. Së fundi ajo është ftuar në shoun e komedianit të njohur Steve Harvey.

Kritiana ka folur se ajo vjen nga Kosova, një vend që doli nga lufta, dhe ka rrefyer se pse kishte vendosur të bënte fotografi të tilla. Thotë se ajo dëshironte të shijonte momentet në vende të ndryshme dhe të tregonte para njerëzve se gjoja po kënaqet. Kristiana thotë se është goxha punë e madhe t’i afrohesh një mashkulli, t’i kërkosh një puthje dhe pastaj t’i thuash ‘largohu tash’. Thotë se e nisi në Paris, gjatë një vizite me shoqëri. Sipas saj, shumë vajza tjera e kanë provuar atë që kjo ka bërë, si një shenjë për të treguar lirinë dhe të mos paragjykohen nga cka bëjnë. Kristiana, e cila sipas të dhënave në profilin e saj, është studente e diplomuar në një kolegj në Amerikë, në bazë të postimeve të saj është një vajzë që ka udhëtuar shumë dhe ka njohur kultura të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME