Categories Lajme

I larguar nga banesa prej 28 korrikut, babai në Tiranë kërkon ndihmë për djalin 11- vjeçar

Një djalë i mitur rezulton prej ditësh i humbur dhe familja i është drejtuar Policisë mbrëmjen e djeshme me kallëzim për zhdukjen e tij. Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rasti i të miturit është bërë publik dhe në media një ditë më parë. Djali që ka humbur kontaktet me familjen është Roid Dalipi, që shihni në foton më lart.

Sipas familjarëve, djali është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik.

“Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom. Më pas, siç iu kanë treguar dëshmitarët familjarëve, Roidi, i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai, është larguar për të mos u kthyer më. Prej 8 ditësh ata nuk reshtin së kërkuari. Për zhdukjen e të birit, Ylli Dalipi ka njoftuar edhe policinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME