Categories Lajme

Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, hapen shkollat, rritet numri i të infektuarve

Mecklenburg-Vorpommern, Hamburgu, Berlini, Brandenburgu, Schleswig-Holsteini dhe Nordrhein-Westfalen janë landet e para që deri nga mesi i javës së ardhshme fillojnë mësimin e rregullt shkollor. Pas pushimeve verore mësimi do të zhvillohet normalisht pra, me orar të plotë dhe në formacion të plotë. Sa e suksesshme do të jetë kjo?

“Ne të gjithë dëshirojmë normalitet. Por jemi në një gjendje jo normale”, paralajmëron kryetarja e shoqatës mjekësore Marburger Bund, Susanne Johna, e cila e sheh Gjermaninë në valën e dytë tipike për pandemitë. Numri i infektimeve është në rritje.të vazhdueshme . “Tashmë jemi në një valë të dytë, por më të sheshtë”, tha Johna në një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Në marsin të këtij viti shkollat u mbyllën për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Mësimi u bë për muaj të tërë në distancë. Fëmijët mësonin nga shtëpia. Vetëm disa javë para se të fillonin pushimet verore, ata u kthyen nëpër shkolla në grupe të vogla dhe orar të reduktuar.

Disiplina po bie

Mjekja paralajmëron se vala e dytë mund të frenohet vetëm me zbatimin e rregullave per distancën dhe higjienën, për sa kohë nuk ekzistojne barnat për trajtimin e Covid-19. Por për këtë nevojitet disiplinë, dhe kjo sa vjen e bie te të gjithë qytetarët. Vetëm jashtë klasave duhet të ruhet distanca. Në klasa vetë kjo nuk do të jetë e mundshme, sepse nuk ka mjaftueshëm mësues. Në landin me popullsi më të lartë, Nordrhein-Westfalen, duke filluar nga klasa e pestë e lartë mbajtja e maskës në klasë është me detyrim. Që tani mund të thuhet me siguri se në shkolla do të kthehen edhe fëmijët e infektuar. Testet e bëra me pushuesit e kthyer tregojnë se 2,5 për qind e tyre rezultojnë të infektuar. Por deri tani në këto testime vullnetare marrin pjesë vetëm 40 përqind e të kthyerve. Pra, përqindja reale mund të ishte si më e lartë, ashtu edhe më e ulët. Këtë javë pritet që të hyjë në fuqi një ligj për vendosjen e testimit të detyrueshëm për pushues që kthehen nga zonat e krizave.

Virologia nga Mynihu, Ulrike Protzer, megjithatë paralajmëron se testet negative nuk japin informacion të sigurt për mosinfenktim. Virusi mund të ndodhet në fazën e inkubacionit. “Kjo mund të përjashtohet vetëm nëse bëhet një test i dytë pas katër-pesë ditësh”, tha ajo në një intervistë në ARD. Autoritetet zyrtare duan ta parandalojnë përhapjen e virusit edhe duke identifikuar dhe vepruar me shpejtësi në ato zona që janë më të prekura. Spitalet janë të përgatitura për një rritje të numrit të pacientëve me COVID-19. Qeveria dhe politikanët po përpiqen ta ruajnë të përditshmen sa të munden, sepse ata nuk duan kurrsesi që të ketë sërish mbyllje. “Bindja jonë është se një gjendje si në pranverë nuk duhet të ndodhë”, theksoi ministrja e arsimit të landit Schleswig Holstein, Karin Prien.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME