Categories Lajme

OA: Në horizont nuk duken shenja përmirësimi të situatës

Në Shqpëri, rastet e reja me COVID 19 shënuan sot një rekord të ri duke arritur në 130 të prekur, të cilët u konfirmuan pas 549 testimeve, ndërsa 4 persona humbën jetën në spital. Shumica e të infektuarve vijojnë të zbulohen ende në kryeqytet, ku u rregjistruan 72 raste, ndërsa të prekurit e tjerë u identifikuan në 21 qytete të ndryshme të vendit, nga Hasi e Malësia e Madhe në Veri, në Vlorë e Sarandë në jug. Totali i të prekurve shkoi në 5750 persona.

Numri i viktimave mbetet gjithashtu i lartë. Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit humbën jetën 4 qytetarë, dy nga Tirana, të moshës 85 vjeçare, si dhe një 79 vjeçare nga Mirdita e një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese. Që nga fillimi i epidemisë, janë 176 persona që kanë humbur jetën, pjesë dërrmuese e tyre në dy muajt e fundit. Në horizont nuk duken shenja përmirësimi të situatës. Pozitiviteti (rastet e reja në raport me nurmin e testimeve) ka ardhur duke u rritur, ndërsa në spitale, shtrimet e reja po shtohen, sikundër dhe pacientët që janë në gjendje kritike. “Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar”, bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët dhe autoritetet po përsërisin në mënyrë të vazhdueshme thirrjet drejtuar qytetarëve për të repektuar masat e sigurisë. Në një mesazh të sajin ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi të martën se “deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit”, tha ministrja duke shtuar se “normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi”, deklaroi zonja Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME