Categories Kuriozitete, Lajme

I mbijetoi dy luftrave botërore, burri më i vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë së tij

Një gjyshi nga Rumania i është dhënë titulli i “burrit më të vjetër në botë”. Dumitru Comanescu, 111-vjeç e 203 ditë, trashëgoi këtë titull pas vde kjes së burrit britanik Bob Weighton, i cili ndërroi jetë në moshën 112-vjeçare si pasojë e kancerit. Comanescu lindi më 8 nëntor të vitit 1908 në Provita de Jos, komuna Draganeasa, në qarkun Prahova.

111-vjeçari, i cili jeton në një qendër të përkujdesit për të moshuarit në Bukuresht, tha: Ndihem i nderuar dhe i bekuar që jam zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe për faktin se përfaqësoj vendin tim Rumaninë! Është e pabesueshme për mua!
Ai tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte dashuria e gruas së tij, djemve, nipërve, mbesave, stërnipërve dhe stërmbesave, të cilëve iu ka uruar që të jetojnë më shumë se ai.

Comanescu u diplomua në universitet në 1933 dhe punoi si ixhinier bujqësor dhe në patologjinë e bimëve për 70 vjet. Ai ka jetuar përmes një periudhe të pabesueshme momentesh historike, përfshirë të dy luftërat botërore, diktaturat e shumta ushtarake rumune, si dhe pushtimin e Rumanisë nga Bashkimi Sovjetik nga viti 1944 deri në 1958. Comanescu ishte shpallur njeriu më i vjetër rumun i Bukureshtit në shkurt të këtij viti dhe iu dha rreth 1046 euro, si dhe një medalje nderi si homazh për jetën e tij.

Statusi i tij si burri më i vjetër në botë është konfirmuar edhe në Librin e Rekordeve Guinness. Personi i verifikuar më i moshuar në botë që ka ekzistuar ndonjëherë ishte Jeanne Calment nga Franca, e cila lindi në 1875 dhe vd iq në 1977, duke jetuar 122 vjet e 164 ditë. Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME