Categories Lajme

‘I mblodhëm 100 mijë eurot, Elvis Naçi i jep lajmin plot shpresë Elios së prekur nga tumori

Elvis Naçi ka deklaruar se fondacioni Firbeus ka arritur të mbledhë 100 mijë eurot plotësuese për Elion, fëmijën i cili është prekur nga tumori.

Ai thotë se tashmë 100 mijë eurot janë në llogarinë bankare të tij dhe janë dispozicion për të kryer operacionin në Mynih të Gjermanisë.

”Elio një djalë në moshë të vogël është provuar me një sprovë të madhe. Ne tashmë kemi hyrë në një sprovë të madhe me

Ne i jemi bashkëngjitur familjes së vet për të ndihmuar. Për koronavirusin ju bëj thirrje mos dilni. Në situatën që jemi mos dilni se ajo do vijë si një grip por s’duhet të na prekë në të njëjtën kohë. Ne do e kalojmë.

Elio kishte nevojë për 100 mijë euro. 224 që kishte nevojë nuk janë pak. Edhe për mua, edhe për ty Sidrit kur dëgjon për 224 mijë euro nuk do e përballonim. Elio ishte në këtë vështirësi dhe familja e tij i ka shitur të gjitha. Fatmirësisht 100 mijë euro u mblodhën dhe i janë dërguar. Inis Tufina dhe Ferat Kastrati kanë vizituar Elion dhe kanë dhënë suport përkthimi për familjarët, pasi duhet të paguash për përkthyer gjermanisht.”- tha Naçi.

BISEDA ME ELION NË GJERMANI

Elvis Naçi: Elio

Elio: Po

Elvis Naçi: Si je bukurosh

Shumë mirë

Elvis Naçi: Je mirë tani

Po

Elvis Naçi: Shqiptarët i mblodhën 100 mijë eurot që të duheshin, të duan, të kanë shumë xhan, janë afër teje me lutje

Shumë faleminderit juve dhe gjithë shqiptarëve që më kanë mbledhur 100 mijë euro

Elvis Naçi: Mos falendero, ne duam të jesh mirë dhe të kesh optimizëm, vendosmëri. Ne duam që e para kur të vish të hash byrekun e gjyshes, dhe e dyta të vish këtu në emision

Sidriti: Elio ti nuk ke nevojë të falenderosh pavarësisht se ashtu e ndjen, ti ke një formë shumë më të bukur ti falenderosh që kur të rritesh të bëhesh një shqiptar model dhe i zoti me profesionin. çfarë ke qejf të bëhesh

Elio: Aktor

Sidriti: Shumë mirë se këto aktorët do të plaken dhe t’i do i zëvendësosh

Elvis Naçi: Si janë prindërit. Po vllai

Elio: Mirë. Si topolak

Elvis Naçi: Ne e kemi thënë, babai dhe nëna si dielli dhe hëna.

Elio: Po

Elvis Naçi: Babai dhe nëna janë tamam si dielli dhe hëna që japin ngrohtësi dhe mirësi.

und edhe Elion ne ta kishim harruar apo dikë që jemi pranë. Nesër do ngrihet Elio dhe do thotë xhaxhi Sidrit si je plak, për çfarë ke nevojë. Sphpresoj që së shpejti të takohemi. Shpresojmë tek zoti edhe për më mirë. mirupafshim dhe shëndet të plotë. Përqafoje shumë mamin edhe babin./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME