Categories Lajme

I mori 110 milionë euro shtetit shqiptar, Becchetti hap televizion të ri

Janë 110 milionë euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti pas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë. Ndërkaq, mediat italiane japin lajmin se pas ‘aventurës së mbyllur keq’ me Agon Channel, biznesmeni do të hapë një televizion të ri në formatin web.

“7 vjet pas aventurës, e cila mbaroi keq në Shqipëri, Francesco Becchetti kthehet në zyrë me projektin ZWEBTV, një transmetim që tenton të ‘përziejë’ gjuhët e televizionit dhe të uebit, për të bashkuar disa breza. Becchetti ka dalë plotësisht i padëmtuar nga çështja gjyqësore në të cilën qeveria shqiptare e kishte përfshirë atë, duke e akuzuar atë për evazion dhe pastrim parash”, raportojnë mediat italiane për projektin e Becchettit, ZWEB TV.

Biznesmeni ambicioz ka rrëmbyer disa nga emrat më në zë të medias italiane si Francesca Ferragni, Andrea Pinna, Piero Armenti dhe shumë të tjerë. “Ne duam të shohim përpara – thotë Becchetti për projektin e tij- , të heqim mykun dhe të mendojmë për një mënyrë të re të përmbajtjes dixhitale”. Mbetet për t’u parë nëse Becchetti do ftojë në këtë projekt të ri, ndonjë nga emrat shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar në Agon Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME