Gjykata la në burg Florant Nakon ish-drejtorin e filialit të një banke të nivelit të dytë i cili në janar i ka marrë një klienti 30 mijë dollarë. Nako, ishte drejtor i nje prejfilialeve te Alpha Bank ne Tirane ndersa mesohet se ka qene ky institucion qe ka bere deno ncimin. 35 vjeçari para hetuesve ka pranuar gjithçka duke thënë se i duheshin paratë për të shlyer dëmin e një aksid enti ku ishte përfshirë.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se pasi ka marrë paratë Nako ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku është kthyer prej andej në fund marsin e këtij viti. Pasi është provuar vjedha, ai është prangosur ndërsa do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve pasi dyshohet se ka ndërhyrë edhe në të tjera llogari klientësh.

