Categories Lajme

La vajzën e vogël dhe iku në Greqi për të punuar, familja kërkon Anitën prej 5 vitesh: Nëse e keni parë…

Anita Tafani që nga prilli i vitit 2015 ka humbur çdo kontakt me familjarët, duke lënë edhe vajzën që asokohe ishte vetëm 5 vjeç, të rritet pa nënën. Në vitin 2012 bashkë me bashkëshortin e saj dhe me vajzën emigruan drejt shtetit gjerman për një jetë më të mirë. Në fillim të dhjetorit të vitit 2013 Anita kthehet në Shqipëri dhe shkon tek motra e saj, Anila pasi vëllai dhe nëna ishin në Francë.

Kur u kthye Anita që sot është 32 vjeç, i dha lajmin motrës së saj se ishte ndarë nga bashkëshorti me mirëkuptim, por arsyen e kësaj ndarje familjarët asnjëherë nuk e morën vesh. Familja u mundua që ta mbante afër dhe ta mbështesnin pas këtij vendimi. Anila, motra e saj u mundua edhe që t’i fliste për vajzën e vogël që mos ta braktiste, por Anita nuk e dëgjonte. Dëshira më e madhe që kjo 32-vjeçare kishte, ishte që të ishte e pavarur dhe gjithmonë familjarëve u thoshte se kishte jetën e saj dhe se do të ecte vetë para në jetë. Më 21 dhjetor të po këtij viti, ajo largohet drejt shtetit grek, konkretisht në qytetin e Athinës.

Kontaktet i kishte të rregullta gjithmonë i telefononte familjarët dhe fliste rregullisht me to. Ajo i tha atyre se jetonte me një shoqe emrin e së cilës nuk e tregonte dhe se e ndanin bashkë qiranë. Sipas Anitës, ajo punonte duke pastruar nëpër shtëpi dhe kursimet e mbledhura do t’i shpenzonte për të gjetur një avokat që të bënte divorcin dhe të merrte vajzën. Në muajin prill të vitit 2015 Anilës i vjen një telefonatë nga motra e saj e vogël Anita. Ajo i tha se i kishte humbur numri i telefonit të së motrës por fatmirësisht e kishte shenuar tek rripi i pantallonave. Pas kësaj telefonate Anita nuk u bë më e gjallë dhe për të kjo ishte hera e parë që largohej pa lënë asnjë gjurmë.

Familjarët e saj kanë pritur me shpresë se mos një ditë një telefonatë do të vinte dhe do të dëgjonin zërin e saj por jo, vitet kaluan dhe kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Në maj të vitit 2018 familjarët vendosën që të bënin një denoncim në policinë e Tiranës. I vetmi informacion që arritën të merrnin ishte data kur Anita kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në shtetin grek, një informacion që dihej nga ana e tyre. Sipas uniformave blu vajza është në moshë madhore dhe është larguar me dëshirën e saj.

Vajza e Anitës sot është 9 vjeç dhe nuk i kujtohet nëna e saj pasi ajo ishte vetëm 3 vjeç kur e ka parë për herë të fundit atë. Sot jeton në Tiranë me babanë e saj me të cilin Anita ende nuk është divorcuar me dokumente. Anita është rreth 1.55 metra e gjatë dhe si shenjë dalluese ka një të djegur mjaft të dallueshme në dorën e majtë. Një vajzë impulsive, dëshira e së cilës ishte liria, të ishte e pavarur, ka sjellë familjarët në studion e emisionit “Pa Gjurmë” për të mësuar diçka rreth fatit të saj, pasi kanë plot 5 vite që presin kthimin me zemër të ngrirë.

Emër Mbiemër: Anita Tafani

Ditëlindja: 16.03.1988

Vendlindja: Tropojë

Vendi ku ka humbur: Athinë Greqi

Kur ka humbur: prill 2015

Motra në studio: Anila Beka 0695312582

Numri që Anita përdorte në Greqi 00306986652503

Source: Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME