Categories Lajme

E kishte rritur gjyshja, policia e Korçës: Djali ra aksidentalisht në rezervuar…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një djalë i vogël, rreth 8 vjeç është mbytur në parkun japonez. Shërbimet policore bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Sipas një njoftimi të policisë, u bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë. Në këtë njoftim thuhet se fëmija ka rrëshkitur aksidentalisht në rezervuar dhe për pasojë është mbytur. Në një video të publikuar shihet momenti kur familjarët mësojnë lajmin e hidhur.

“O bir i nënës, më iku trimi”, vajton një grua e gjunjëzuar mbi tokë, e cila me sa duket është gjyshja e femijes. Ndërsa një tjetër familjar e zë nga krahu ta ngrejë dhe ta qetësojë. Duket se fëmija ka qenë i vetëm, pasi nuk e ka ndihmuar askush derisa ka ardhur policia. Mësohet se vogëlushi i kishte prindërit e divorcuar dhe është rritur nga gjyshërit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME