Gazetari i Ora News Ronaldo Sharka, ka intervistuar këtë të enjte në emisionin “Mes Yjesh”, një prej këngëtareve më të mira shqiptare, ikonë e muzikës popullore, Irini Qirjako. Ndër të tjera, Sharka e ka pyetur Irinin lidhur me fitmin në dasma, krahasuar me këngëtarët në jetën e natës në Tiranë, për të cilët thuhet që marrin shifra marramendëse!
Pjesë nga biseda:
Ronaldo Sharka: ”Për jetën e natës në Tiranë, thuhet që këngëtarët marrin nga 1 mijë, deri në 7 mijë euro. Po tregu juaj i dasmave, e arrin këtë shifër deri në 7 mijë euro? Apo e kalon?”
Irini Qirjako: ”Jo nuk është kështu! Përpara kur hidhej shumë lekë, bëhej nami. Tani shqiptarët e kanë mbledhur dorën, gjithë leku që mblidhet e merr çifti, nusja me dhëndrin! I kanë rënë hiles tani!”
Për më tepër ndiqni videon e plotë!

