Categories Lajme

I mori lekët e zhduku në Indonezi shqiptarin, ekstradohet i shumëkërkuari

nterpoli e ka gjetur në Spanjë dhe e ka kthyer më në fund në Shqipëri, Luan Bundon, 64 vjeç, të dënuar për trafik emigrantësh dhe mashtrim para pesë vjetësh. Bundo kishte marrë përsipër të dërgonte një bashkatdhetarin e tij në Australi, ilegalisht, kundrejt pagesës, mirëpo në rrugëtimin e tyre nëpër Indonezi, çuditërisht “klienti” ka humbur, është zhdukur.

Bundo është arrestuar në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ndaj Bundos ishte nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e kishte dënuar me 10 vjet burg për “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dheme 2 vite të tjera burg për mashtrim.

Luan Bundo i kishte premtuar  M.P se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës.  Të dy së bashku kanë shkuar në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me Bundon, pritej të kalonin ilegalisht për në Australi. Por, familjaret e M. P i kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME