Categories Lajme

I moshuari i shërben bashkëshortes, shteti i mohon kujdestarinë

Në rubrikën “Shqipëria pa filtra”, emisioni BOOM ka sjellë historinë e Liri Laçit, e cila për 42 vite ka shërbyer si infermiere. Një vit pasi del në pension Liria  goditet nga hemorragjia cerebrale ne tru. Edhe pse në moshe të thyer bashkëshorti i shërben ditë e natë, por pavarësisht këtij fakti ai nuk e përfiton pagesën e kujdestarisë

Luan Laçi: Unë e kam cuar për kontroll dhe përgjigjja e mjekëve ka qenë që të bëjë fizioterapi dhe ilaçe. Në asnjë mënyrë nuk kam përfituar kujdestari. Doktori na ka thënë që nuk përfiton. I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë, kryeministrit Rama që ta shikojnë çështjen time me seriozitet. Ka 5 vjet që është e paralizuar dhe ka shumë shpenzime. Unë i shërbej 24 orë dhe nuk e përballoj dot. Dua vetëm kujdestarinë.

Luan Laçi nuk kërkon mëshire, por atë që i takon me ligj të marrë  kujdestarinë për shërbimin që i bën bashkëshortes, pasi shume  ilaçe i duhet që t’i paguaje.   Luan Laçi: Unë e ushqej, e vesh, e laj, e nxjerr me karrocë. Gjatë ditës edhe e pastroj, kurse gjatë natës i vendos pampers.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME